Ky është burri që ka 150 fëmijë në gjithë botën - Gazeta Express
string(47) "ky-eshte-burri-qe-ka-150-femije-ne-gjithe-boten"

Ky është burri që ka 150 fëmijë në gjithë botën

Gazeta Express

01/10/2020 10:35

Një donator sperme, i cili aktualisht ka 150 fëmijë në mbarë botën, ka thënë se ka arritur t’u japë jetë edhe gjashtë foshnjeve të tjera gjatë fazës së izolimit mbarëkombëtar përgjatë shpërthimit të valës së parë të koronavirusit.

Me katër gra shtatzënë aktualisht, me spermë të dhuruar nga ‘Joe Donor’, 49-vjeçari nga Vermonti synon të mbarësojë 10 gra këtë vit, shkruan Daily Mail.

Lexo Edhe:

Dhuruesi profilistik i spermës, përveç semenit të tij, ofron edhe marrëdhënie seksuale për gratë. Ai thotë se 50 për qind e fëmijëve të mbarësuar janë si rezultat i marrëdhënieve seksuale.

Ai pohon se nuk ka kurrfarë përfitimi material nga kjo çka po e bën, ndonëse me raste kërkon t’i paguhen shpenzimet e udhëtimit.

Joe, i cili fsheh emrin e tij të vërtetë, ka kaluar shumicën e kohës së izolimit në Argjentinë pasi u izolua atje teksa po dhuronte spermë, shkruan lajmi.net.

Siç supozon tabloidi, ai ka konceptuar mesatarisht dhjetë fëmijë në vit.