Lajmet e fundit nga bota, 30 shtator 2020 - Gazeta Express
string(40) "lajmet-e-fundit-nga-bota-30-shtator-2020"

Gazeta Express

01/10/2020 7:44

Lajmet e fundit nga bota, 30 shtator 2020

Gazeta Express

01/10/2020 7:44

Se cilat janë ngjarjet e fundit nga bota, në cilat vende janë vendosur masat kufizuese e në cilat janë larguar, të gjitha këto mund t’i lexoni më poshtë.

SHBA: Komunitetet në të gjithë SHBA-në janë duke lehtësuar kufizimet të cilat synojnë parandalimin e përhapjes së virusit.Për këtë, kanë kundërshtuar dhe ekspertët pasi stina e vjeshtës dhe dimrit pritet të sjell rritje të numrit të të infektuarve shkruan CNN.

Lexo Edhe:

Në anën tjetër, Florida këtë javë raportoi një rritje të rasteve, vetëm pak ditë pasi guvernatori hapi rrugët që baret dhe restaurantet t’ju rikthehen jetës normale.Deri më tani, SHBA ka regjistruar 7.1 milion të infektuar dhe më shumë se 205,000 të vdekur, sipas Universitetit të Johns Hopkins.

Britania e Madhe: Janë pezulluar operacionet në spitalin e Uellsit, pasi 82 raste pozitive janë konfirmuar.Pjesa më e madhe e rajonit është në karantinë për shkak të rritjes së rasteve.

India: Sipas shifrave zyrtare të raportuara thuhet se më shumë se 63 milion njerëz në Indi janë infektuar me covid-19.

Gjermania: Kancelarja gjermane, Angela Merkel, gjatë një konferencë për media ka prezantuar masat e reja kufizuese për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve brenda një periudhe të shkurtër kohore.

Tutje, ajo njoftoi se, nëse trajektorja e rritjes së numrit të infeksionit vazhdon sikurse tani, gjatë muajve të dimrit pritet të ketë një rritje të dukshme të rasteve.