Shpërthimi i COVID-19, Belgjika ndalon prostitucionin - Gazeta Express
string(52) "shperthimi-i-covid-19-belgjika-ndalon-prostitucionin"

Shpërthimi i COVID-19, Belgjika ndalon prostitucionin

Gazeta Express

29/09/2020 23:53

Belgjika ka shënuar një rritje të ndjeshme të rasteve me koronavirus në javët e fundit dhe kjo gjë ka detyruar autoritetet vendase për të menduar rreth disa masave shtrënguese të reja për të mbajtur kurbën në kontroll.

Qyteti më i goditur nga pandemia është Brukseli, i cili raporton pozitivë më shumë se 10% të të testuarve çdo ditë, shifër kjo që është rritur ndjeshëm krahasuar me javët e kaluara.

Lexo Edhe:

Për këtë arsye mes masave të tjera, autoritetet vendosën të pezullojnë dhe aktivitetin e prostitucionit, si një aktivitetet që ka ndikuar në shtimin e rasteve. Gjithashtu janë mbyllur dhe hotelet dhe u dërguan efektivët e policisë për të informuar punonjëset e seksit se duhet të zbatojnë masat.