Napoli ka lajmëruar që presidenti i klubit, Aurelio De Laurentiis është testuar negativë me koronavirus dhe mund të rikthehet në punë
Padroni i Napolit ishte testuar pozitivë me COVID-19 pasi kishte ndjekur një takim të Serie A dhe është në karantinë prej 10 shtatorit.
Napoli, nëpërmes një deklaratë të shkurt në faqen e tyre zyrtare, ka konfirmuar që De Laurentiis është shëruar nga sëmundja dhe është kthyer në zyre.
“Aurelio de Laurentiis ka bërë dy teste javën e kaluar dhe në të dyja ka dalë negativë nga COVID-19”, thuhet në deklaratë.
“Ne jemi të lumtur që presidenti është kthyer tërësisht në punë”. /GazetaExpress/
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...