Avokati i Mustafës thotë se klienti i tij ende nuk e ka parë versionin e paredaktuar të aktakuzës - Gazeta Express
string(97) "avokati-i-mustafes-thote-se-klienti-i-tij-ende-nuk-e-ka-pare-versionin-e-paredaktuar-te-aktakzues"

Avokati i Mustafës thotë se klienti i tij ende nuk e ka parë versionin e paredaktuar të aktakuzës

Gazeta Express

28/09/2020 15:49

Në Hagë u mbajt sot seanca e parë në të cilën ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa u paraqit para Dhomave të Specializuara, pas konfirmimit të aktakuzës për krime lufte, raporton Gazeta Express.

Ai gjatë seancës e ka konfirmuar që avokati që e përfaqësoi sot në seancë, do të jetë avokat i tij gjatë tërë procesit.

Lexo Edhe:

Avokati i tij para Gjykatësit të Procedurës Paraprake ka thënë se Mustafa deri më tani nuk e ka parë aktakuzën e ngritur ndaj tij, duke thënë se është i informuar vetëm për versionin e redaktuar ku janë të fshehura disa informacione.

“Klienti im ka marrë vetëm versionin e redaktuar të aktakuzës, nuk e di pse janë redaktuar apo kush është përmendur në versionin e redaktuar. Kur të jetë i disponueshëm na duhet. Sigurisht të gjitha këto janë shumë të reja për klientin tim, do të i duhet një far kohe për t’u përshtatur”, ka thënë ai.

“Kjo gjykatë ka një format unik në spektrin ndërkombëtar, është një gjykatë që zbaton rregullat dhe rregulloret ndërkombëtare, nëse ka mospërputhje midis këtyre rregullave ndërkombëtare unë kërkoj që të mbrohen interesat e klientit tim”, ka shtuar avokati i Mustafës.

Gjykata Speciale ka bërë publike në version të redaktuar aktakuzën për Salih Mustafën. Pos krimeve të tjera, ish pjesëtari të UÇK-së, i vihet në barrë edhe akuza për vrasje.

 Zyra e Prokurorit të Specializuar, pretendon se këto krime kanë ndodhur në fshatin Zllash, gjatë vitit 1999./GazetaExpress/