"Parandalim, mbrojtje, ndjekje penale dhe politika të integruara" - Gazeta Express
string(61) "parandalim-mbrojtje-ndjekje-penale-dhe-politika-te-integruara"

“Parandalim, mbrojtje, ndjekje penale dhe politika të integruara”

Gazeta Express

28/09/2020 14:07

Konventa e Stambollit u miratua nga Këshilli i Evropës më 11 maj 2011. Për nga natyra juridike, si dhe për nga fusha që mbulon, ajo është instrumenti ndërkombëtar më gjithëpërfshirës për luftimin e dhunës kundër grave dhe dhunës në familje

Naim Jakaj

Lexo Edhe:

80 deputetë të legjislaturës së kaluar kishin mbështetur iniciativën e nënkryetares së Kuvendit znj. Aida Dërguti për ta proceduar propozim amendamentin kushtetues (nr. 26) për ta përfshirë në Kushtetutën e Kosovës, Konventën e Këshillit të Europës për parandalimin dhe luftimin e dhunës kundër grave dhe dhunës në familje, e cila ndryshe njihet edhe si Konventa e Stambollit.

Sipas procedurave kushtetuese dhe ligjore, atë kohë Kryetari i Kuvendit, propozim-amendamentin e kishte përcjellë për në Gjykatën Kushtetuese, për të konfirmuar nëse i njëjti zvogëlon ndonjë të drejtë dhe liri të garantuar me Kapitullin II të Kushtetutës.

Konfirmimi u vonua sepse përbërja e Gjykatës ishte gjysmake. Gjykata me të drejtë konstatoi se formulimi i amendamentit të propozuar nuk zvogëlon asnjë nga të drejtat dhe liritë e përcaktuara në Kapitullin II të Kushtetutës sonë. Për më tepër, ajo vetëm i avancon dhe i zhvillon këto të drejta.

Ky propozim amendament kishte hyrë në seancë plenare për t’u votuar me dhjetëra herë, por për shkak të situatës politike, konkretisht vendosjes së taksës ndaj Serbisë, grupi parlamentar i Listës Serbe kishte refuzuar të merrte pjesë nëçdo votim. Përfundimisht propozim amendamenti kishte dështuar të votohej edhe për arsye se arsye se vendi shkoi në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Me t’u konstituar Legjislatura e VI-të, deputetët e Kuvendit e kishin mbështetur iniciativën e Kryetares së Kuvendit, për ta ri-proceduar të njëjtin amendament meqenëse procedura për shqyrtimin e këtij amendamenti kishte përfunduar në Gjykatën Kushtetuese dy vite më parë, e i njëjti tani kërkohej të vendosej në seancën plenare të datës 25 shtator 2020. Propozim amendamenti u votua suksesshëm me 93 vota PËR. Ky votim shënonte votimin më të madh ndonjëherë, që nga zgjedhja për Presidente e zonjës Atifete Jahjaga.

Por, pak ka rëndësi procedura, ka rëndësi shumë përmbajtja. Atëherë t’i kthehemi asaj.

Konventa e Stambollit u miratua nga Këshilli i Evropës me 11 maj 2011. Për nga natyra juridike, si dhe për nga fusha që mbulon, ajo është instrumenti ndërkombëtar më gjithëpërfshirës për luftimin e dhunës kundër grave dhe dhunës në familje.

Tetëdhjetëenjë (81) nene të saj, tregojnë për masat që duhet të marrin shtetet të cilat e ratifikojnë ose në rastin tonë, me ndryshime kushtetuese.

Amendamentimi i suksesshën i Kushtetutës sonë me këtë Konventë, cakton standard të rëndësishëm në fushën e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje. Konventa e detyron shtetin e Kosovës, dhe në përgjithësi shoqërinë që të merret më shumë me ndryshimin e sjelljeve, roleve dhe steriotipeve gjinore ekzistuese në Kosovë. Fatkeqësisht të tre kategoritë e përmendura e bëjnë të pranueshme dhunën ndaj grave. Për këtë arsye, kjo Konventë, masat që i parashikon, na tregon se duhet investuar në barazinë më të madhe ndërmjet burrave dhe grave si parakusht për të mos mbërritë te dhuna. Kjo nuk bëhet pa intervenimin kushtetues e ligjor. Pra, politikë të përgjegjshme, të ndjeshme dhe të ndershme.

Konventa e vë në lëvizje shtetin e Kosovës në ndërmarrjen e veprimeve për të trajnuar profesionistë që punojnë më viktimat, në rritjen e ndërgjegjësimint për format e ndryshme tëdhunës dhe për natyrën e tyre traumatizuese. Shteti i Kosovës duhet të rrisë kapacitetet profesionale në të gjithë sektorët që kanë të bëjnë me trajtimin e të gjitha formave të dhunës ndaj grave. Profesionistët duhet t’i përmbushin nevojat e viktimave, ata duhet të jenë të përgjegjshëm në rolin e tyre.

Konventa i obligon institucionet respektive që të përfshijnë barazinë gjinore në kurrikulat e të gjitha niveleve të arsimit, si dhe në rritjen e bashkëpunimit me OJQ-të, median dhe sektorin privat për ta ndërgjegjësuar publikun.

Kur dhuna veçse është bërë, nevojitet mbrojtje e realizueshme. Për këtë arsye, politikat tona shtetërore duhet të vendosen në shërbim të vendosjes së nevojave dhe sigurisë së viktimave. Ne duhet të krijojmë shërbimedhe struktura të specializuara për dhënien e ndihmës mjekësore si dhe këshilliminpsikologjik dhe ligjor të viktimave dhe fëmijëve të tyre. Po ashtu është e domosdoshme që të vendosim nëdispozicion numër të mjaftueshëm tëqendrave strehimore dhe një linjë telefonike 24 orëshe pa pagesë.

Pra, mbrojtje për të gjitha gratë gratë dhe vajzat, pavarësisht nga mosha, raca, feja, statusi social, statusi i migrimit apo orientimi seksual.

Dhunën ndaj grave e konsiderojmë vepër të rëndë penale dhe ajo asnjëherë nuk do të arsyetohet në bazë të kulturës, zakoneve, fesë apo edhe atë që e quajmë “nder”. Konventa siguron masa të posaçme mbrojtje gjatë hetimit dhe proceseve gjyqësore, përgjigje të shpejtë thirrjeve për ndihmë ndaj dhunës.

Përmes kësaj konvente kriminalizohen veprat e tilla si: gjymtimi gjinor, martesën e detyruar, përndjekjen, abortin dhe sterilizimin e detyruar.

Votimi i këtij amendamenti kushtetues nga deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës përcakton qartë dhe saktë rrugën tonë kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje të cilat asnjëherë nuk mund të jenë çështje private.

Naim Jakaj

Drejtor i Programit në Institutin për Politika Sociale “MUSINE KOKALARI”