Demi Lovato dhe Max Ehrich i dhanë fund lidhjes së tyre pas 6 muajsh të lidhur dhe vetëm 2 muaj pas fejesës. Një burim për People e bëri lajmin të ditur pak ditë më parë dhe më pas pushtoi gjithë mediat rozë.
Mirëpo, ne nuk jemi të vetmit që e kemi marrë vesh nga mediat, pasi edhe vetë Max e ka marrë vesh lajmin nga një tabloid.
“Imagjinoni të zbuloni për statusin e marrëdhënies suaj përmes një tabloidi,” shkroi ai në një postim në Instagram Stories duke iu referuar ndarjes dhe shtoi se ndodhej në xhirimet e një filmi kur ka lexuar lajmin.
Sipas burimit që konfirmoi ndarjen e papritur të çiftit të njohur, ata i dhanë fund lidhjes për t’u përqendruar në karrierat e tyre.
Pritjes i erdh fund! Rrjeti i marketeve më të mëdha në Kosovë, ETC ka njoftuar për fillimin e fazës...