Zhegrova titullar për Baselin kundër Servette - Gazeta Express
string(45) "zhegrova-titullar-per-baselin-kunder-servette"

Zhegrova titullar për Baselin kundër Servette

Gazeta Express

27/09/2020 15:20

Edon Zhegrova do të debutojë si titullar për Baselin në Superligën e Zvicrës, më pak se një javë pasi u transferua nga Genku.

Anësori i Kosovës, i cili e kaloi sezonin e kaluar në huazuar në klubin zviceran, është blerë përfundimisht dhe do ta nisë aventurën me Baselin sot kundër Servette, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Zhegrova nënshkroi kontratë trivjeçare me Baselin të martën dhe do të jetë menjëherë në dispozicion të trajnerit Ciriaco Sforza.

Baseli e nisi me barazim sezonin e ri 2020/21 javë e kaluar dhe do të kërkojë fitore sot në Gjenevë.

Zhegrova i shënoi dy gola dhe i dha tri asiste në 14 paraqitje për Baselin sezonin e kaluar në Zvicër, i cili u ndërpre në gjysmë për shkaku të pandemisë Covid-19.