Kryeministri grek dërgon djalin ushtar në kufirin me Turqinë - Gazeta Express
string(60) "kryeministri-grek-dergon-djalin-ushtar-ne-kufirin-me-turqine"

Kryeministri grek dërgon djalin ushtar në kufirin me Turqinë

Gazeta Express

25/09/2020 19:26

Djali i kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis ditën e sotme ka filluar ushtrinë në kufi me Turqinë.

Mësohet se 22 vjeçari do të shërbejë për 1 vit në Alexandopouli, në kufirin tokësor greko-turk në verilindje.

Lexo Edhe:

Lajmin e ka dhënë vetë kryeministri ë një postim që ka bërë në rrjetet sociale, ku dhe duket qartë se ndihet mjaft krenar, teksa shpreh keqardhje që nuk ishte vetë në Alexandopouli për t’u mburrur me të.

“Babi shumë krenar! Më vjen keq që, për shkak të Covid-19, nuk mund të vija në Alexandroupolis të mburrem me ty!”– shkruan ai.

Mësohet se ai sapo ka mbaruar studimet në Boston dhe tashmë ka ngecur në Greqi prej pandemisë.