Bilanci nga koronavirusi në Itali ka pësuar sërish rritje, anipse Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka lavdëruar publikisht Italinë për menaxhimin e situatës së përhapjes së pandemisë në muajt e fundit.
Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar se për 24 orë janë konfirmuar 1 mijë e 912 raste pozitive me COVID-19, ndërkohë që dje ishin 1 mijë e 786. Shifra përfaqëson të dhënat më të larta pas përfundimit të “lockdown”, karantinës totale. Ndërkohë, nga koronavirusi në 24 orët e fundit humbën jetën 20 persona.
Rajoni më i goditur është sërish Lombardia me 277 raste, ndjekur nga Kampania me 253 dhe Lacio me 230. /Express/
Në një botë që vazhdon të përparojë me shpejtësi në fushën e teknologjisë, përdorimi i tabletëve ka marrë një...