Duke filluar nga sot në mbrëmje e veçanërisht ditën e nesërme, disa zona në territorin e Shqipërisë rrezikojnë të përmbyten për shkak të reshjeve të dendura që pritet të bien.
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) i është drejtuar me një shkresë 5 prefekturave në vend, të cilat mund të rrezikojnë përmbytje në zonat e tyre.
“Sipas IGJEUM, ne veri perendim dhe jug te vendit priten stuhi dhe reshje të mëdha shiu. Zonat që rrezikojnë të preken më shumë jane Shkodra, Dibra, Malësia e Madhe, Kruja. Vlerësoni zonat më të rrezikuara nga përmbytja, merrni masa për popullsinë. Njoftoni popullsinë për rrezikun dhe planifikimin e masave reaguese në rast përmbytje”- thuhet ne njoftim.
Sipas AKMC, pushteti vendor të përcaktojë vendet e pa rrezikuara për zhvendosjen e popullsisë në rast rreziku dhe te kalojne në gatishmëri të gjitha strukturat e pushtetit lokal.
“Forcave të Armatosura dhe Policisa Shtetit, në gatishmëri me kapacitetet e deklaruara për rastet e emergjencave”- thuhet me tej.
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...