Shtatzënë për herë të parë, Roberta e 'Rebelde' pozon me barkun e rrumbullakosur - Gazeta Express
string(77) "shtatzene-per-here-te-pare-roberta-e-rebelde-pozon-me-barkun-e-rrumbullakosur"

Shtatzënë për herë të parë, Roberta e ‘Rebelde’ pozon me barkun e rrumbullakosur

Gazeta Express

25/09/2020 14:12


Aktorja dhe këngëtarja meksikane, Dulce Maria, e njohur nga të gjithë si Roberta e “Rebeldeve” është në pritje për t’u bërë nënë për herë të parë. Lajmin e ëmbël e bëri të ditur vetë ajo pak kohë më parë, me anë të një fotoje në rrjete sociale.

Dulce është në pritje të një vajze, të cilën mezi pret ta mbajë në krahët e saj. Së fundmi, aktorja ka publikuar në rrjete sociale disa foto ku shihet me barkun e rrumbullakosur.

Lexo Edhe:

Ajo ka marrë një nur tjetër nga shtatzënia dhe ndjekësit ia kanë vënë në pah, duke e komplimentuar dhe uruar.