Pjanic zbulon se çfarë i tha Ronaldo për transferimin në Barcelonë - Gazeta Express
string(66) "pjanic-zbulon-se-cfare-i-tha-ronaldo-per-transferimin-ne-barcelone"

Pjanic zbulon se çfarë i tha Ronaldo për transferimin në Barcelonë

Gazeta Express

24/09/2020 17:30

“Do të kënaqesh te Barcelona”, është mesazhi i Ronaldos për Pjanicin, pasi gjatë verës la Juventusin për klubin spanjoll.

Miralem Pjanic ka dhënë një intervistë për Mundo Deportivo dhe Sport, një ditë pas prezantimit si lojtar i Barcelonës.

Lexo Edhe:

Ai nuk ka ngurruar të tregojë se lojtari më i mirë që deri më tani ka luajtur është Cristiano. Ai ka thënë për MD: “Cristiano më ka thënë se do të kënaqem shumë në Barcelonë. Është ndier keq që u largova nga Juventusi, por është i lumtur për mua”.

Ai pati disa fjalë edhe për më të mirin në botë, Lionel Messi.

“Dëshira ime ishte të luaja me këtë kampion (Messi), duhet ta shfrytëzoj në maksimum”.

Ndër të tjera, ai foli edhe për largimin e Luis Suarez: “Do të ishte budallallëk të themi se nuk do të vërehet largimi i Suarez”. /Gazeta Express/