I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, prangoset në Elbasan 44 vjeçari shqiptar me katër identitete - Gazeta Express
string(112) "i-shpallur-ne-kerkim-nderkombetar-nga-interpol-roma-prangoset-ne-elbasan-44-vjecari-shqiptar-me-kater-identitete"

Gazeta Express

23/09/2020 9:36

I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, prangoset në Elbasan 44 vjeçari shqiptar me katër identitete

Gazeta Express

23/09/2020 9:36

44 vjeçari shqiptar Gramoz Zeneli është prangosur nga Policia në Elbasan pasi është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma më datë 14 shtator 2020. Ky shtetas përdorte katër identitete të ndryshme.

Sipas njoftimit, si rezultat i shkëmbimit të informacionit mes Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan dhe Interpol Tirana, nga shërbimet e DVP Elbasan është bërë lokalizimi i vendodhjes , kapja dhe arrestimi provizor me qëllim ekstradimi në Itali, i shtetasit shqiptar:

 Jorgo Wojtaszcyk alias Gramoz Zeneli alias Jorgo Zeneli alias Jan Zeneli, 44 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, më datë 14.09.2020, pasi Gjykata e Apelit Torinos, Itali, në vitin 2010, e ka dënuar me 6 vjet e 8 muaj burg, për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafik i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën po vijojnë veprimet për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.