Gjykata e Durresit ka dhënë arrest me burg për 20-vjeçarin Klodian Daçi i akuzuar për vrasjen e Armando Baboçit, 39-vjeç dhe plagosjen e djalit të tij Erald Gjini, 19 vjeç, si dhe për bashkëpunëtorin e tij Serxho Tatasi që akuzohet si bashkëpunëtor në vrasje.
Detyrim paraqitje është dhënë për Argit Kastriotin e Endri Çimon Bregun të cilët akuzohen për fshehje krimi.
Ngjarja ndodhi pas një konflikti të ndodhur mes familjes Tatasi dhe Baboçi, ku si pasojë humbi jetën i 39 vjeçari, ndërsa i plagosur është i biri Erald Gjini 19 vjeç.
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...