Ministrja e Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla ka folur sot me homologun nga Kuvajt, Ahmad Nasser Al-Mohammed Al-Sabah.
Ata biseduan për një marrëveshje bilaterale që do të mundësojë bashkë-vendosjen e trupave të FSK-së, në misione paqeruajtëse jashtë vendit.
“Biseduam për temat e interesit të përbashkët duke theksuar nevojën e thellimit dhe intensifikimit të marrëdhënieve tona dypalëshe, veçanërisht bashkëpunimin në fushën e sigurisë, përmes një marrëveshje bilaterale që do mundësojë bashkë-vendosjen e trupave të FSK-së, në misione paqeruajtëse jashtë vendit”, ka shkruar Haradinaj Stublla në Facebook. Gazeta Express
Në një botë që vazhdon të përparojë me shpejtësi në fushën e teknologjisë, përdorimi i tabletëve ka marrë një...