Sot në “#Gjesi” është diskutuar pos tjerash për dhunën ndaj grave që po promovohet përmes teksteve muzikore, mes tyre edhe nga këngëtarë të rinj.
Por, gazetarja e psikologia Kaltrina Ajeti si dhe aktivistja Adelina Tërshani kanë thënë se këtu duhet të kenë kujdes edhe këngëtarët e njohur, e tekstet e të cilëve në disa raste kanë elemente të tilla.
Aktivistja Tërshani ka qenë e drejtpërdrejt duke ju drejtuar rep-artistit të njohur Lyrical Son, për një nga këngët e tij dhe duke e pyetur se çfarë ka dashur të thotë me atë.
Se për cilën këngë bëhet fjalë dhe më gjerësisht këtë deklaratë mund ta ndiqni në videon më poshtë.