Policia e Greqisë ka bërë me dije se dy nga personat e arrestuar në Greqi, në kuadër të operacionit të madh antidrogë në disa shtete të botës, janë shqiptarë.
Emrat e tyre nuk bëhen me dije , por raportohet se për një prej tyre ekziston një urdhër arresti nga Italia.
Gjatë kontrollit në banesat e tyre, policia sekuestroi një armë gjahu, 3500 euro, 2 peshore elektronike, 1 dedektor, 1 palë dylbi, doza me drogë dhe dy celularë.
Operacioni ndërkombëtar ‘Los Blancos’ u shtri në 10 vende dhe ishte koordinuar nga Europol dhe Eurojust.
Shqiptarët e arrestuar në kuadër të operacionit “Los Blancos”:
Lek Colaj, 40 vjeç, i cili u arrestua në Rumani;
Gjergj Lesaj, 38 vjeç, i cili u arrestua ne Holandë;
Sokol Aliko (Memetaj), 36 vjeç, i cili u arrestua në Spanjë;
Robert Varga, 44 vjeç, i cili u arrestua në Hungari.
Gjithashtu iu komunikua masa e sigurisë “Arrest në burg” shtetasit Altin Velsula (Hoxha), 36 vjeç, i cili ndodhet në burg në Norvegji.