Denver Nuggets realizon një përmbysje fantastike ndaj Los Angeles Clippers nga 1-3 në 4-3 me ndeshje dhe në finalen e konferencës së Perëndimit nuk do të ketë një derbi kalifornian.
Do të jetë Denveri skuadra që do të sfidojë Lakers në garën për titullin në Perëndim pasi në ndeshjen e 7-të gjysmëfinale Nuggets triumfuan lehtësisht ndaj Clippers me rezultatin 104-89.
Meriat më të mëdha shkojnë për kanadezin Jamal Murray autor i një paraqitjeje fantastike. Murray shënoi 40 pikë por shtoi edhe 4 asiste dhe 5 rebound.
Gjithsesi nuk mund të mos përmendet edhe forma e shkëlqyer e treguar nga serbi Nikola Jokic i cili regjistroi një triple-double me 16 pikë 22 rebound dhe 13 asiste.
Ndërkohë në Lindje dhuroi emocione të mëdha sfida e parë finale mes Boston Celtics dhe Miami Heat.
Skuadra nga Florida arriti të triumfonte pas kohës shtesë me rezultatin 117-114 në një ndeshje ku skuadrës më të titulluar të NBA nuk i mjaftuan 30 pikët e Jason Tatum dhe 26 të Smart.
Te Miami spikati Goran Dragic me 29 pikë por paraqitje pozitive bënë edhe Jamal Croëder dhe Jimmy Butler.
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...