string(69) "ministri-i-shendetesise-paralajmeron-ligjin-per-sigurime-shendetesore"

Gazeta Express

14/09/2020 19:28

Ministri i Shëndetësisë paralajmëron Ligjin për Sigurime Shëndetësore

Gazeta Express

14/09/2020 19:28

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se Grupi punues po vazhdon punën për hartimin e Ligjit për sigurimet shëndetësore.

Përmes një postimi në Facebook, Zemaj tha se së bashku me anëtarët e Bordit Drejtues të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, kanë diskutuar për plotësimin e parakushteve, pa vonesa, në mënyrë që Fondi i Sigurimeve Shëndetësore të jetë në funksion të plotë.

“Aktualisht, Grupi punues po vazhdon punën për hartimin e Ligjit për sigurimet shëndetësore. Pres dinamikë të shtuar për draftimin e ligjit. Jam i vendosur që sa më parë të krijohet mundësia për qytetarët të jenë të siguruar dhe përmes kësaj t’u ofrohen shërbimet e sigurimit shëndetësor”, ka shkruar Zemaj.

aaaaa