Formula 1, “puthen” një pas një disa vetura! - Gazeta Express
string(40) "formula-1-puthen-nje-pas-nje-disa-vetura"

Formula 1, “puthen” një pas një disa vetura!

Gazeta Express

13/09/2020 17:03

Gara për çmimin e madh të Toskanës në Formula 1 ka filluar me një aksident të shumëfishtë.

Në xhiron e 6-të, në një aksident masiv janë përfshirë 4 makina.

Lexo Edhe:

Pilotët Giovinazi, Latifi, Magnusen dhe Sainz pas përplasjes kanë dalë të gjithë nga makinat dhe nuk kanë pësuar dëmtime.

Menjëherë pas këtij aksidenti, në pistë ka hyrë makina e sigurisë.

Shkaktar i aksidentit ka qenë Verstapen që ka goditur nga pas Gaslin, teksa nga gara dolën 7 pilotë.

Një nga pilotët e përfshirë ka qenë edhe Grosjean, i cili ka shpërthyer në komunikimin radio me skuadrën e tij.

“Ka qenë një budallallëk i atij që ka qenë në fillim. Duan të na vrasin apo çfarë? Është idiotësia më e madhe që kam parë ndonjëherë”.