Vdes gazetari i njohur Sulejman Gashi, djali i tij jep lajmin e hidhur - Gazeta Express
string(69) "vdes-gazetari-i-njohur-sylejman-gashi-djali-i-tij-jep-lajmin-e-hidhur"

Gazeta Express

11/09/2020 14:15

Vdes gazetari i njohur Sulejman Gashi, djali i tij jep lajmin e hidhur

Gazeta Express

11/09/2020 14:15

Ka ndërruar jetë gazetari i njohur Sulejman Gashi, raporton Gazeta Express.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët përmes një shkrimi në Facebook.

“Me pikëllim të thellë ju njoftojmë që sot, me 11 shtator 2020, ndërroi jetë më i dashuri ynë z. Sulejman Gashi. Ai po luftonte shumë që të rikthehej nga gjendja e rëndë që kishte pësuar katër vite më parë.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet në vendlindjen e tij në Kosovë, vendin të cilin ai e deshi aq shumë. Sulejman Gashi bëri një jetë, dhe la një vepër, me domëthënie të jashtëzakonshme për familjen, profesionin, vendin dhe kombin e tij”, ka shkruar djali i të ndjerit, Driton Gashi../GazetaExpress/