Boksieri rus Alexander Povetkin, pas triumt me KO ndaj britanikut Dillian Whyte, ka “rrëmbyer” titullin e përkohshëm të kampionit të botës në kategorinë WBC.
Titullin kampion të këtij Divizioni e mban boksieri tjetër britanik Tyson Fury, që pritet të duelojë në dhjetor ndaj Deontay Wilder.
Gjithsesi, Povetkin e sheh veten si kandidat për të dueluar ndaj Fury për titullin kampion bote këtë vit ose më 2021-shin dhe nuk i fsheh synimet e tij.
Ndërkohë që, po projektohet revanshi me Whyte këtë fundvit.
“Nuk kënaqem me faktin që jam kampion i përkohshëm i botës. Përpara meje shfaqet mundësia për të qenë kampion bote dhe të dueloj ndaj Fury apo Wilder. Ndaj, dua të fitoj titullin kampion. Ky do të ishte një sukses i madh për mua dhe kjo është ajo që synoj për të ardhmen”, tha Povetkin.
Në një botë që vazhdon të përparojë me shpejtësi në fushën e teknologjisë, përdorimi i tabletëve ka marrë një...