Politika i mbyll ‘pushimet’.
Edi Rama pritet të mbledhë në qytetin e Elbasanit socialistët, një javë para nisjes së parlamentit.
Grupi parlamentar i PS-së do të kryejë një takim informal dhe në fokus të diskutimeve pritet të jenë ndryshimet e reja kushtetuese si dhe zgjedhjet e vitit të ardhshëm.
Në mbledhjen e fundit të socialistëve, Rama u tha deputetëve që të bëhen gati për zgjedhjet e ardhshme, pasi beteja do të kryhet me lista të hapura.