Kërkohet paraburgim edhe për babanë e të dyshuarit për vrasjen e Abid Jasharit - Gazeta Express
string(78) "kerkohet-paraburgim-edhe-per-babane-e-te-dyshuarit-per-vrasjen-e-abid-jasharit"

Gazeta Express

28/08/2020 20:07

Kërkohet paraburgim edhe për babanë e të dyshuarit për vrasjen e Abid Jasharit

Gazeta Express

28/08/2020 20:07

Më 27 shkurt të vitit 2019 ishte vrarë Abid Jashari nga Prishtina, ai dyshohet se u vra nga B.Sh., i cili është djali i vëllaut të bashkëshortes së tij.

Në këtë rast dyshohet se është përfshirë edhe një person tjetër, i cili është babai i të dyshuarit B.Sh. Ai dyshohet për shtytje në vrasje.

Zëdhënësja për media në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, Laureta Ukaj, ka thënë se kanë paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin në fjalë.

“Lidhur me këtë rast ju njoftojmë se prokuroria e çështjes, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për personin me inicialet B. Sh., në drejtim të veprës penale “Shtytja në vrasje”, derisa hetimet për këtë rast janë duke vazhduar”, ka thënë Ulaj për Klan Kosovën.

Ndërkohë GazetaExpress merr vesh se personi me iniciale B.Sh. është babai i të dyshuarit për vrasje.

Këtu më poshtë keni detaje për rastin në fjalë:

Advertisement
Advertisement
Advertisement