Joshua e kërcënon Furyn: Do të t’i thyej turinjtë - Gazeta Express
string(47) "joshua-e-kercenon-furyn-do-te-ti-thyej-turinjte"

Gazeta Express

27/08/2020 14:35

Joshua e kërcënon Furyn: Do të t’i thyej turinjtë

Gazeta Express

27/08/2020 14:35

Anthony Joshua e ka paralajmëruar bashkatdhetarin e vet, Tyson Fury, se do ta mposhtë me nokaut brenda gjashtë rundeve në përballjen e tyre për titullin e kampionit të padiskutueshëm të botës në kategorinë e rëndë.

Rivalët britanikë kanë rënë në ujdi për kushtet financiare të dy meçeve mes vete në të ardhmen, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Por para se të arrijnë këtu, të dy, edhe Joshua edhe Fury duhet t’i fitojnë meçet e veta përkatëse kundër Kubrat Pulev dhe Deontay Wilder.

Nëse e kalojnë këtë pengesë, atëherë Joshua dhe Fury do të luftojnë për titullin e boksierit më të mirë në botë në kategorinë e rëndë.

“Kam shumë respekt për të, sepse është njeri i mirë familjar dhe boksier i mirë, por në anën tjetër, dua t’ia thyej turinjtë”, tha Joshua për mediat britanike.

Ai madje parashikoi se do ta nokautojë Furyn brenda gjashtë rundeve të para.

“E di se do ta nokautoj në gjashtë rundet e para. Unë kam pasur karrierë më të shkurtër se ai, prandaj jam më i freskët”, shtoi ai.

Fury do të duhet ta mbrojë titullin në WBC kundër Wilderit në fund të këtij viti apo në fillim të vitit 2021.

Joshua, ndërkohë, do të përballet me Pulev, dhe shpreson në luftë me Fury pastaj.

Joshua është kampion aktual në WBA, IBF, WBO dhe IBO. /Gazeta Express/