Modelja e famshme, Gigi Hadid është duke shkëlqyer çdo ditë e më shumë gjatë shtatzënisë së saj të parë.
Lajmin për një gjë të tillë e ka bërë të ditur para disa muajsh, ndërsa ajo dhe Zayn së shpejti do të bëhen prindër.
25 vjeçarja para pak çastesh ka thyer heshtjen, bukuroshja ka realizuar fotosesionin e parë bardhë e zi ku shihet me barkun e fryrë dhe po duket tejet e bukur.
“Po rris një engjëll”, ka shkruar Gigi në përshkrimin e fotografive.
Gigi dhe Zayn prej shumë vitesh shijojnë një romancë dashurie, të cilët tani do bëhen edhe prindër te një vajze.
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...