Los Angeles Clippers rimerr kryesimin në serinë e çerekfinaleve të Konferencës së Perëndimit në fazën play off të NBA.
Skuadra kalifoniane triumfoi me rezultatin 130-122 ndaj Dallas Mavericks në ndeshjen e tretë mes tyre të zhvilluar në Orlando dhe tashmë kryeson serinë me rezultatin 2-1.
Diferencën në këtë sfidë e bëri i përhershmi Kawhi Leonardo i cili koleksionoi në total 36 pikë 9 rebound dhe 8 asiste, ndërkohë për skuadrën teksane ishin të pamjaftueshme 34 pikët dhe 13 topat e rikuperuar poshtë tabelës nga Kristaps Porzingis.
Hodhi një hap të sigurt drejt kualifikimit Boston Celtics që fitoi edhe ndeshjen e tretë ndaj Philadelphia 76ers duke e çuar në 3-0 serinë mes tyre.
Skuadra më e titulluar e NBA fitoi me rezultatin 102-94 duke iu falur edhe 45 pikëve të realizuara nga dyshja Ëalker-Broën. Shumë e thjeshtë për Toronto Raptors sfida e tretë ndaj Brooklyn Nets me skuadrën kanadeze që fitoi lehtësisht me rezultatin 117-92.
Për ta çuar në 3-0 serinë ndaj skuadrës nju-jorkeze, Toronto u ndihmua nga paraqitja e shkëlqyer e Pascal Siakam me kamerunasin që realizoi 26 pikë.
Mori kryesimin e serisë në 2-1 në Perëndim Utah Jazz që fitoi me rezultatin e thellë 124-87 ndaj Denver Nuggets.
Në një botë që vazhdon të përparojë me shpejtësi në fushën e teknologjisë, përdorimi i tabletëve ka marrë një...