Artan Hoxha shpërthen ndaj grekëve: Janë rracistë, antishqiptarë, ksenofobë, dhunues - Gazeta Express
string(80) "artan-hoxha-shperthen-ndaj-grekeve-jane-rraciste-antishqiptare-ksenofobe-dhunues"

Artan Hoxha shpërthen ndaj grekëve: Janë rracistë, antishqiptarë, ksenofobë, dhunues

Gazeta Express

15/08/2020 14:59

Artan Hoxha shpërthen ndaj grekëve pas situatës së rënduar në Kakavijë ku mijëra shqiptarë presin në radhë në kushte çnjerëzore.

Gazetari i quan grekët racistë, antishqiptarë e ksenofobë.

Lexo Edhe:

“Kur gjejnë një vend më të vogel dhe më të dobët se vetja, edhe pse është anëtar i NATO-s (Shqipërinë), e shkelin me këmbë dhe i bëjnë gangsterin…

Kur bien në hundlesh dhe u del përpara nje shtet me i forte, po anëtar i NATO-s (Turqinë), që të kërcet dhëmbët e të merr me shqelma, i ankohen Amerikës dhe BE-së.

Këta janë greket dhe Greqia…

Rracistë, ultranacionalistë, antishqiptarë, ksenofobe, dhunues…

Kur u tregojnë vendin, ankohen se po u shkelën të drejtat, si vend i NATO-s dhe BE-së, se po i kërcënojnë, qurraviten, jargaviten”, shkruan Artan Hoxha. 

Kujtojmë se Greqia ka vendosur si kusht tamponimin e personave që hyjnë në kufi, si dhe po punon me 3 sportele, teksa pala shqiptare po punon me 8 sportele.