“E pabesueshme çfarë bëri Davies, më erdhi turp që e festova golin, ishte i tij” - Gazeta Express
string(76) "e-pabesueshme-cfare-beri-davies-me-erdhi-turp-qe-e-festova-golin-ishte-i-tij"

“E pabesueshme çfarë bëri Davies, më erdhi turp që e festova golin, ishte i tij”

Gazeta Express

15/08/2020 13:00

Joshua Kimmich thotë se goli që shënoi kundër Barcelonës është i Alphonso Davies e jo i tij.

Talenti 19-vjeçar dribloi disa lojtarë në mesfushë, dribloi edhe mbrojtësin Nelson Semedo dhe arriti me shpejtësi të hatashme në zonë duke kryer gjithë punën, për të asistuar për Kimmich që e dërgoi topin në rrjetë për rezultatin 5-2.

Lexo Edhe:

“E pabesueshme çfarë bëri Alphonso. Madje më erdhi turp që e festova, goli ishte i gjithi i tij, unë thjesht shtyva topin në rrjetë”, deklaroi Joshua Kimmich.

Bayerni e deklasoi Barcelonën në çerekfinale të Ligës së Kampionëve duke e mposhtur 8-2.

Në gjysmëfinale, tani gjermanët do të presin fituesin e duelit Manchester City vs Lyon. /Gazeta Express/