Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, është deklaruar rreth takimit të dy shtatorit me Serbinë në Washington, me ftesë të emisarit special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.
Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Thaçi ka thënë se e mirëpret takimin e paralajmëruar në Shtëpinë e Bardhë.
Megjithatë, nuk ka treguar nëse do të marrë pjesë në takimin e paralajmëruar ditën e dytë të shtatorit.
“Mirëpres njoftimin për takim në mes të Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë. Jemi mirënjohës për përkushtimin e madh të SHBA-së për paqe dhe stabilitet në rajon”.
Mëngjesin e sotëm Grenelli dha lajmin për takimin Kosovë-Serbi në Washington.
Ky takim do të mbahet pas dështimit të atij të 27 qershorit. Ishte anuluar pas ngritjes së aktakuzës ndaj presidentit Hashim Thaçi nga Gjykata Speciale.