Mjeku Simaku: Rriten rastet me covid-19 pasi qytetarët e bizneset nuk po respektojnë masat - Gazeta Express
string(89) "mjeku-simaku-rriten-rastet-me-covid-19-pasi-qytetaret-e-bizneset-nuk-po-respektojne-masat"

Gazeta Express

13/08/2020 22:29

Mjeku Simaku: Rriten rastet me covid-19 pasi qytetarët e bizneset nuk po respektojnë masat

Gazeta Express

13/08/2020 22:29

Mjeku Artan Simaku tha se rritja e numrit të rasteve kas ndodhur pasi individët dhe bizneset nuk po i respektojnë masat.

Sipas Simakut, e gjithë kjo situatë nuk është çështje kontrolli, por ndërgjegjësimi, se nuk mund të kemi inspektorë në çdo njësi shërbimi.

Lexo Edhe:

Simaku tha ne Ora News se kryesisht grupmosha më e shkujdesur është ajo e re që mendon se e kalon më lehtë virusin.

Artan Simaku: Përgjegjësia është te individët dhe bizneset se këto masa ishin një ndër parakushtet për rikthimin në normalitet. Gradualisht me rikthimin në normalitet, pati një relaksim dhe nuk u respektuan masat. Me vënie e maskave me detyrim u vu re një përmirësim i situatës. Kryesisht rregullat janë shkelur në mos mbajtjen e distancës. Nuk mund t presim çdo gjë nga ministria e Shëndetësisë. Të mos harrojmë se janë hartuar protokolle për çdo lloj biznesi.

E gjithë kjo situatë nuk është çështje kontrolli, por ndërgjegjësimi, se nuk mund të kemi inspektorë në çdo njësi shërbimi. Kam vënë re që në çdo njësi shërbimi hiqet maska kur nuk ka inspektorë, apo shumë herë mbahet poshtë mjekrës. Kjo vjen kryesisht edhe në grupmoshën e re që e kalon lehtë sëmundjen. Kjo moshë e rë nuk i respekton këto masa, edhe pse transmetojnë sëmundjen te grupmoshat e tjera. Kryesisht vatrat janë në zyra dhe transmetim komunitare, por nuk kemi vatra të pa menaxhueshme.

Referuar testimeve, Simaku u shpreh se nuk ka lidhje numri i lartë i testimeve krahasuar me vendet e tjera, por që testimet të bëhen kur duhet.

Artan Simaku: Shpeshherë krahasohen testimet në raport me popullsinë, pro nuk kanë lidhje. Testimi duhet të kryhet aq sa duhet dhe aty ku duhet, pra testimi i rasteve. Kur krahasojmë shifrat dhe thuhet se ka kaq testime, përveç rasteve testimi nuk të jep një informacion më të zgjeruar. Edhe ata vende që kanë më shumë testimi kanë të njëjtën situatë rritëse të rasteve. Nuk ka sens krahasimi i shifrave të testimit. Testimi përveç rasteve dhe kontakteve nuk te jep informacion shtesë. Gjithë thelbi për menaxhimin e pandemisë është ndërgjegjësimi.

Simaku shtoi se ashtu sikurse me vaksinën e gripit që ishte falas për personelin shëndetësor, ashtu do të jetë edhe për Covid-19.

Artan Simaku: Ministria e Shëndetësisë ka një program të ofrimit të vaksinës së gripit falas për personelin shëndetësor, si dhe për grupet me risk të popullatës. Qeveritë shqiptare kanë pasur prioritet vaksinimin falas për gripin. E njëjta gjë do të ndodhë edhe me Covid-in. Ndërsa stafet dhe personeli i ri është trajnuar. Përgatitja infrastrukturore është e plotë dhe nuk mungon asgjë.