Ngjarje e rende ne Tirane. Nje i ri, 29-vjecar eshte hedhur nga kati i trete i spitalit ku po kurohej dhe ka nderruar jete.
Policia ne informacionin paraprak, ben me dije se viktima eshte shtetasi XH.K., 29 vjeç.
Sipas policise, “ai rreth orës 04:30 të mëngjesit, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 3 i një spitali”.
Nderkohe qe “News 24” raporton se i riu ishte me COVID dhe eshte vetehedhur nga Sanatoriumi.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 13.08.2020, rreth orës 04:30 të mëngjesit, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 3 i një spitali shtetasi XH.K., 29 vjeç, e për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.