Atalanta dhe Paris Saint Germain kanë publikuar formacionet e tyre zyrtare të çerekfinales së parë në Ligën e Kampionëve
Skuadra italiane konsiderohet befasia e këtij sezoni dhe ka arritur në këtë fazë në saj të një loje tepër të bukur të aplikuar nga Gasperini.
Ai sonte ka startuar me ekipin e tij më të mirë të cilit i prin Papu Gomez e Zapata.
Ndërkohë, nga minuta e parë për Parisin nuk ka startuar Kylian Mbappe për shkak se vuan nga një lëndim i vogël, por ai është në bankë dhe sulmuesi i rrezikshëm francez mund të aktivizohet.
Por sulmit francez sot i prin Neymar bashkë me Icardin.
Fituesi i kësaj ndeshje do të kualifikohet në gjysmëfinale. /GazetaExpress/
Formacionet zyrtare: Atalanta – PSG
Në një botë që vazhdon të përparojë me shpejtësi në fushën e teknologjisë, përdorimi i tabletëve ka marrë një...