Shkoi për pushime në Ksamil, humb jetën tragjikisht një 69-vjecare.
Panorama mëson se ngjarja e rëndë ka ndodhur këtë të martë në një nga plazhet e Ksamilit.
Viktima është identifikuar si Kristina Cauli, nga Berati.
Mësohet se ajo është rrëzuar aksidentalisht nga një lartesi në plazh.
Transporti për në spitalin e Sarandës është bërë menjëherë, por kjo nuk e ka ndihmuar që të shpëtonte gjallë.
Plagët e marra i kanë kushtuar jetën 69-vjeçares.
Njoftimi nga Policia e Sarandës
Në plazhin e Ksamilit, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga një mur, shtetësia K. Ç., 69 vjeçe, banuese në Berat, e cila ka qenë me pushime dhe e shoqëruar nga familjarët e saj.
Si pasojë e rrëzimit ajo ka marrë dëmtime në kokë dhe pas ndërhyerjes së mjekësve në Spitalin e Sarandës ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me ngjarjen.