Vrasja në Vaun e Dejës, gjendet një makinë e djegur, dyshohet se i përket autorëve - Gazeta Express
string(80) "vrasja-ne-vaun-e-dejes-gjendet-nje-makine-e-djegur-dyshohet-se-i-perket-autoreve"

Vrasja në Vaun e Dejës, gjendet një makinë e djegur, dyshohet se i përket autorëve

Gazeta Express

09/08/2020 10:43

Rreth 1 km nga vendi i ngjarjes është gjetur e djegur një makine e cila dyshohet se është e autorëve që kanë ekzekutuar mëngjesin e sotme 27-vjeçarin Gjin Ndoji Boriçi.

Dyshohet se ai është ekzekutuar për gjakmarrje, pasi viktima rezulton me precedent penal në fushën e krimeve ndaj personit.

Lexo Edhe:

Trupi i të riut nga Shkodra u gjet pak metra larg mjetit të tij, tip “BMW”, që e kishte marrë me qira para disa ditësh.

Në vendngjarje policia gjeti katër gëzhoja kallashnikovi, ndërsa rreth një kilometër larg u gjet një automjet i shkrumbuar, që dyshohet se është përdorur nga autori, apo autorët.