Mëngjesin e sotëm Arben Bajo, skulptori i njohur i cili prej ditësh ndodhej në intubim në Spitalin Infektiv, nuk ka arritur të fitojë betejën me Covid-19.
Lajmin për ndarjen nga jeta e ka dhënë mëngjesin e sotëm deputeti Fate Velaj.
“ARBEN BAJO nuk është më.
Unë nuk e ndihmova dotë.
As ti.
As ai dhe ajo.
As shteti.
As Vace Zela.
Bronxi i saj.
Kitara.
As Sebastian Vaca tek “Vdekja e një artisti” në dekadencën e një shoqërie “elitare” dhe të paskrupull, e përdorur për të imponuar këndvështrimin e saj,
tekat e saj.
R. I. P. Kohës Tonë.
R. I. P. Bronxit”, shkruan Velaj.
Arben Bajo u nda nga jeta në moshën 53-vjeçare. Ai ishte me profesion skulptor dhe pedagog në Universitetin e Arteve, Tiranë.