Kryhet seanca pa u miratuar projektligji për Mbrojtjen e Vlerave të UÇK’së - Gazeta Express
string(73) "kryhet-seanca-pa-u-miratuar-projektligji-per-mbrojtjen-e-vlerave-te-uckse"

Gazeta Express

07/08/2020 22:00

Kryhet seanca pa u miratuar projektligji për Mbrojtjen e Vlerave të UÇK’së

Gazeta Express

07/08/2020 22:00

Kuvendi i Kosovës ka përfunduar për sot seancën ku diskutua për projektligjin për mbrojtjen e vlerave të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani tha se janë 47 deputetë në sallë dhe nuk ka kuorum për ta votuar dhe propozoi që seanca të vazhdojë të enjten në ora 10:00, me pikat e mbetura, pasi të premten do të ketë seancë të re.

Këtë projektligj e kundërshtuan edhe Zyra e BE-së në Kosovë, Ambasada e SHBA-së dhe ajo e Zvicrës.