Ibrahimi e Ahmeti largohen nga Prishtina - Gazeta Express
string(40) "ibrahimi-e-ahmeti-largohen-nga-prishtina"

Ibrahimi e Ahmeti largohen nga Prishtina

Gazeta Express

06/08/2020 20:59

Klubi i futbollit, Prishtina, ka njoftuar se mbrojtësi Labinot Ibrahimi dhe mesfushori Ergyn Ahmeti janë larguar nga klubi, pasi u kanë skaduar kontratat.

Ibrahimi 34-vjeçar ka pasur 139 paraqitje zyrtare te Prishtina, në periudhë prej 4 sezonesh e gjysmë, 2009-2013, dhe në sezonin e sapopërfunduar.

Lexo Edhe:

Në anën tjetër, Ahmeti ishte pjesë e “Plisave” në tri sezonet e fundit. Për tri edicione, ka pasur 84 ndeshje zyrtare.