Sulmuesi 25-vjeçar, Florian Kamberi, është transferuar përfundimisht nga skuadra skoceze, Hiberian FC, tek ajo zvicerane, FC St.Gallen.
Lojtari i kombëtares kuqezi, ende në pritje të debutimit me të, ka nënshkruar një kontratë deri në verën e vitit 2023.
Është rënë dakord mes palëve të mos zbulojnë modalitetet e transferimit, por sipas mediave skoceze, klubi nënkampion helvet ka paguar rreth 180.000 franga për shqiptarin.
View this post on InstagramHerzlich willkommen, @florian.kamberi ✍️ 2️⃣0️⃣2️⃣3️⃣ #fcsg #espen #GrüewissImHerz
A post shared by FC St.Gallen 1879 (@fc_st.gallen1879) on
“Jam shumë i lumtur që jam bashkuar me familjen e St.Gallen”, – tha Kamberi kur u prezantua në mediat sociale.
Ai po shpreson për një sezon të suksesshëm.
Florian Kamberi e filloi karrierën e tij në FC Rapperswil-Jona para se të transferohej te Grasshoppers.
Ai më pas luajti për Karlsruhe dhe Hibernian FC. Së fundi ishte huazuar për gjysmë sezoni te Glasgow Rangers.
25-vjeçari mori ftesën e parë të kombëtares shqiptare nëntorin e kaluar, por nuk debutoi dot, sepse ishte i dëmtuar.