“Na ngacmonte kushërirën, e kishim paralajmëruar disa herë”, vëllezërit pranojnë vrasjen e taksistit - Gazeta Express
string(96) "na-ngacmonte-kusheriren-e-kishim-paralajmeruar-disa-here-vellezerit-pranojne-vrasjen-e-taksistit"

Gazeta Express

06/08/2020 11:28

“Na ngacmonte kushërirën, e kishim paralajmëruar disa herë”, vëllezërit pranojnë vrasjen e taksistit

Gazeta Express

06/08/2020 11:28

Vëllezërit Sajmir dhe Arsil Shera kanë pranuar para uniformave blu se kanë vrarë taksistin 71-vjeçar Abdulla Budlla, në Fushë Prezë.

“Balkanweb” raporton se dy vëllezërit kanë deklaruar në polici se janë përpjekur të zgjidhnin konfliktin me Budllën, duke folur me të.

Lexo Edhe:

Vëllezërit kanë pohuar se kanë pasur një konflikt fizik me të moshuarin pak kohë më parë, ku i kanë kërkuar të hiqte dorë nga e afërmja e tyre, por sipas tyre, ai kishte vazhduar veprimet e pahijshme dhe kjo i ka detyruar të ndërmarrin aktin ekstrem.

“U përpoqëm që ta zgjidhnim konfliktin, i kishim kërkuar të hiqte dorë nga e afërmja. Pak kohë më parë ishim konfliktuar fizikisht me 71-vjeçarin.

Ka ngacmuar dhe ka kryer veprime te pahijshme ndaj një të afërme të familjes sonë, kishim tentuar disa herë ta bënim të arsyetonte, të mos shkonte më në banesë kur djemtë e kësaj familje nuk ishin aty.

I kemi kërkuar të mos na binte më në qafë, për nderin e familjes. U përpoqëm të bisedojmë e kishim përzënë edhe nga shtëpia. Por ai nuk hoqi dorë. Jemi ndjerë të detyruar të bënim këtë akt ekstrem. Morëm një makinë me qira, që e përdorëm gjatë vrasjes”, kanë deklaruar ata në Polici pas arrestimit.