Policia e Tiranës arrestoi mëngjesin e sotme Sajmir dhe Arsil Shera, vëllezër me njëri-tjetrin, si autorët e dyshuar të cilët qëlluan me 7 plumba në drejtim të Abdullah Budllës, 71-vjeç i cili punonte si taksist në Fushë-Prezë.
Dyshimet e policisë janë se njëri prej tyre ka shkrepur armën, ndërsa tjetri ka qenë në rolin e shoferit pasi ekzekutimi është bërë teksa automjeti ka qenë në ecje.
Prova më e fortë që implikon atë dhe vëllain e tij Arsil Shera në këtë krim, është pikërisht automjeti i tyre ku ka rënë edhe gëzhojat e 7 plumbave me të cilin ekzekutuan viktimën.
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...