Mesfushori i Real Madridit, Casemiro, e ka pranuar se ai ende shqetësohet kur flet me trajnerin e tij, Zinedine Zidane.
28-vjeçari iu bashkua skuadrës së Real Madridit në vitin 2013 dhe e ka fituar një rol kyç në skuadrën e Zinedine Zidane gjatë sezoneve të fundit, transmeton Gazeta Express.
Pasi ishte rritur duke e shikuar Zizou-n duke luajtur futboll, Casemiro ka zbuluar se ende shqetësohet kur i bie të flasë me legjendën e futbollit.
“Edhe tani shqetësohem teksa flas me të. I them atij se ai nuk mund ta kuptojë se çfarë rëndësie kishte ai për ne, për mua”, ka thënë Casemiro, në një intervistë të dhënë për The Guardian.
“Unë i them atij se na i mori trofeun e Kupës së Botës në vitin 1998, por se ajo s’ndryshoi asgjë. Tani që e njoh atë, mendoj se e kishte merituar. Ai është i mrekullueshëm, është modest. Ai na trajton me shumë dashuri dhe dhembshuri”.
“Ai është gjithashtu edhe shumë insistues. Gjithmonë thotë: “Case, ti mund të bësh më shumë, eja nga prapa, gjuaja topin mesfushorëve, fitojë topin pastër”. Ai më thotë se s’po më kërkon të bëj diçka që s’mundem dhe më beson shumë”. /Gazeta Express/
Në një botë që vazhdon të përparojë me shpejtësi në fushën e teknologjisë, përdorimi i tabletëve ka marrë një...