Më së shumë reshje të shiut nga një gushti e deri më sot, ka pasur në Ferizaj, derisa në shumicën e qyteteve shiu po vazhdon.
Institucionet kanë ngritur alarmin për mundësinë e përkeqësimit të situatës, derisa në disa vende të rajonit ka pasur edhe vërshime.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për këto gjashtë ditët e fundit sasi të reshjeve të mëdha janë regjistruar edhe në Prishtinë e Pejë.
Reshjet nga 1 – 6 gusht:
Prishtinë= 38.8 mm
Pejë= 37.7mm
Prizren= 12.1mm
Gjakovë=8,1mm
Kamenicë= 23.5mm
Ferizaj= 64.5mm
Junik= 13.9mm
“Për momentin janë regjistruar këto sasi të reshjeve në këto stacione, mm ose litër për metër katror, reshjet vazhdojnë. Temperatura të ulëta nuk do të ketë”, bën të ditur IHMK-ja. /Arbresh.info
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...