Trajneri arsyeton humbjen kundër Interit: Lukaku kushtoi sa i gjithë ekipi im - Gazeta Express
string(76) "trajneri-arsyeton-humbjen-kunder-interit-lukaku-kushtoi-sa-i-gjithe-ekipi-im"

Trajneri arsyeton humbjen kundër Interit: Lukaku kushtoi sa i gjithë ekipi im

Gazeta Express

06/08/2020 9:29

Trajneri i Getafes, Jose Bordalas, u shpreh i zhgënjyer që skuadra e tij s’arriti ta mposhtë Interin dhe ta sigurojë një vend në çerekfinale të Ligës së Evropës, mirëpo insistoi se dallimi mes dy skuadrave është i vërejtshëm duke thënë se vetëm Romelu Lukaku kushton sa e gjithë skuadra e tij.

Golat e shënuara nga Romelu Lukaku dhe Christian Eriksen ia dhanë Interit një fitore me rezultat 2:0 kundër klubit të La Ligës, në përballjen e 1/8 të finales së Ligës së Evropës që u zhvillua të mërkurën në Gelsenkirchen të Gjermanisë, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

I transferuar nga Manchester Unitedi në Inter për 80 milionë euro vitin e kaluar, Lukaku ka kontribuar me 30 gola gjatë këtij sezoni për Interin.

Trajneri i Getafes, Bordalas, tha se dallimi mes skuadrës së tij dhe Interit është i madh, duke e theksuar çmimin për të cilin u transferua Lukaku.

“Ne jemi të mërzitur sepse mendojmë se e luajtëm mrekullueshëm. Ne e kishin Interin plotësisht në kontroll gjatë pjesës së dytë”, ka thënë Bordalas.

“Ne e kontrolluan ndeshjen, por për fat të keq na kushtoi gabimi që e bëmë te goli i parë. Por skuadra nuk u dorëzua pas asaj dhe ne e patëm penalltinë që do të na kishte ndihmuar ta kalojmë këtë rund”.

“Është për të të ardhur keq, por jam krenar sepse qasja jonë ishte fantastike, ekipi e interpretoi ndeshjen në mënyrë të mrekullueshme. Jam shumë krenar me punën që e bënë lojtarët e mi”.

“Dallimi është shumë i madh, vetëm Lukaku kushtoi se e gjithë Getafe”. /Gazeta Express/