Ylli Ndroqi viziton gazetarët dhe jep mesazhin E FORTË: Furtuna të tilla kemi patur nga PD e PS - Gazeta Express
string(94) "ylli-ndroqi-viziton-gazetaret-dhe-jep-mesazhin-e-forte-furtuna-te-tilla-kemi-patur-nga-pd-e-ps"

Ylli Ndroqi viziton gazetarët dhe jep mesazhin E FORTË: Furtuna të tilla kemi patur nga PD e PS

Gazeta Express

04/08/2020 17:22


Biznesmeni Ylli Ndroqi ka vizituar ditën e sotme ambientet e televizionit të tij, tashmë nën sekuestro preventive së bashku me 25 pasuri të tjera.

Ndroqi është takuar me gazetarët të cilëve u ka përcjellë edhe një mesazh të fortë, teksa sekuestrimet me urdhër të SPAK i ka quajtur si “sulm politik”.

Lexo Edhe:

Ai thotë se “sulme të tilla” ka hasur edhe gjatë pushtetit të PD-së, me Edi Ramën kryebashkiak, me Lulzim Bashën, dhe së fundmi me Erion Veliajn, të cilën e ka quajtur si “përballja më interesante”.

“Ju jap kurajo të jemi më të përkushtuar për punën dhe tu tregojmë opinionit publik që jemi këtu për të përcjellë vetëm të vërtetën.

“Për Ndroqin, ky nuk është sulmi i parë politik që i bëhet kësaj media madje nuk do të jetë as i fundit

Me qetësi se çdo gjë do të shkojë në vendin e duhur, po nuk patëm furtuna të tilla normalisht nuk do të ekzistojmë më dhe nuk do të bënim punën që kemi marrë përsipër ta bëjmë. Për gati 13 vite une nuk di të jem bërë palë me të majtën a të djathtën. Ka pasur problem edhe në kohën e PD-së, në kohën e PS-së, në kohën kur Rama ka qenë kryebashkiak, në kohën e Bashës, por edhe me Erion Veliajt. Por më interesanti dhe njeriu që nuk përballet dot me të vërtetën është Erion Veliaj dhe ky është sulm politik.

Presidenti u largua nga redaksia duke u përcjellë mesazhin të mos ndalin punën për t’u përcjellë qytetarëve të vërtetën dhe vetëm të vërtetën”, është shprehur Ndroqi.