NBA: Lakers sigurojnë vendin e parë, falë fitores kundër Jazz - Gazeta Express
string(59) "nba-lakers-sigurojne-vendin-e-pare-fale-fitores-kunder-jazz"

NBA: Lakers sigurojnë vendin e parë, falë fitores kundër Jazz

Gazeta Express

04/08/2020 9:06

Sezoni 2019/20 i NBA vazhdoi me gjashtë ndeshje të zhvilluara së fundi, të cilat e bënë edhe më të zjarrtë garën për vende në fazën e play-offs, përderisa Los Angeles Lakers e siguruan vendin e parë në Konferencën e Perëndimit.

Utah Jazz 108 – 116 Los Angeles Lakers

Lexo Edhe:

Anthony Davis i shënoi 42 pikë dhe i bëri 12 kërcime që i ndihmuan Los Angeles Lakers ta sigurojë vendin e parë në Konferencën e Perëndimit në NBA, falë fitores me rezultat 116:108 kundër Utah Jazz, transmeton Gazeta Express.

LeBron James kontribuoi me 22 pikë dhe nëntë asiste, ndërsa Dwight Howard i shtoi 11 pikë në fitoren e dytë nga tri ndeshjet e zhvilluara të Lakers që nga rinisja e sezonit të NBA në Orlando, duke u kthyer kështu nga humbja e së  shtunës kundër kampionëve në fuqi, Toronto Raptors.

Lakers Clinch No. 1 Seed Behind Big Performances From AD & LeBron

A 42-point performance from Anthony Davis and 22-point effort from LeBron James fueled the Los Angeles Lakers to victory over the Utah Jazz. The Lakers offic…

Donovan Mitchell i shënoi 33 pikë, 21 prej të cilave erdhën në pjesën e parë, ndërsa Mike Conley i shtoi 24 pikë në disfatën e dytë radhazi për Jazz, pas fitores në ndeshjen hapëse të rinisjes së sezonit.

Philadelphia 76ers 132 – San Antonio Spurs 130

Shake Milton u tregua i saktë në gjuajtjen e një trepikëshi kur kishin mbetur vetëm edhe 7.2 sekonda lojë, duke ia siguruar kështu fitoren Philadelphias kundër San Antonios.

Joel Embiid ishte më i miri te Sixers me 27 pikë dhe nëntë kërcime, ndërsa Tobias Harris i shënoi 25 pikë e Josh Richardson 19.

Ndërsa, DeMar DeRozan ishte më i miri te Spurs me 30 pikët e tij, ndërsa me nga mbi 20 pikë kontribuuan edhe Rudy Gay dhe Derrick White.

NBA Top 10 Plays Of The Night | August 3, 2020

Check out the top 10 plays of the night from the NBA Restart on August 3 featuring Zion Williamson, Ben Simmons, LeBron James and more! #WholeNewGame Subscri…

Denver Nuggets 121 – Oklahoma City Thunder 113

Nikola Jokic i shënoi tetë nga 30 pikët e tij në çerekun shtesë për t’i ndihmuar Denverit të marrë fitore kundër Oklahomas.

Në skuadër të Nuggets mungonin tre lojtarë titullarë për shkak të lëndimeve, kështu që Michael Porter Jr hyri në formacion të parë dhe theu rekord personal në karrierë me 37 pikët e tij.

Shai Gilgeous-Alexander ishte koshashënuesi më i mirë te Thunder me 24 pikët e tij, 14 prej të cilave i shënoi në çerekun e katërt.

Young Nuggets Showed Out vs. Thunder | MPJ & Jokic Highlights

null

Toronto Raptors 107 – Miami Heat 103

Fred VanVleet theu rekord personal në karrierë me 36 pikët e tij të shënuara, të cilat ia mundësuan Torontos të marrë fitore kundër Miamit.

Pascal Siacam e mbylli ndeshjen me 22 pikë, mirëpo vetëm shtatë prej tyre i shënoi në pjesën e dytë, ndërsa Torontos i ndihmuan edhe 15 pikë e Serge Ibakas dhe 14 pikët e Kyle Loëryt, transmeton Gazeta Express.

Te Miami më i miri ishte Goran Dragic, i cili i regjistroi 25 pikë, pesë kërcime dhe pesë asiste. Te skuadra e Heat kontribuan edhe Kylli Olynyk me 17 pikë dhe Jimmy Butler e Jae Crowder me nga 16 pikë.

New Orleans Pelicans 109 – Memphis Grizzlies 99

Rookie Zion Williamson i shënoi gjashtë nga 23 pikët e tij në çerekun e fundit, për t’i ndihmuar kështu Pelicans të marrin fitore kundër Grizzlies.

Brendon Ingram ishte koshashënuesi më i mirë te Pelicans me 24 pikët e tij, ndërsa Jaren Jackson Jr ishte më i miri te Memphis me 22 pikët e tij.

Zion Williamson & Brandon Ingram Took Over vs. Grizzlies | Game Highlights

Zion and BI carried the Pelicans to victory in a pivotal matchup against the Grizzlies Monday night. With Memphis slimly holding on to the 8th seed in the We…

Pelicans e fituan ndeshjen e parë që nga rinisja e sezonit për ta bërë kështu edhe më të zjarrtë garën për një vend në play-offs në Konferencën e Perëndimit.

Indiana Pacers 111 – Washington Wizards 100

T.J. Warren e vazhdoi formën e mirë me 34 pikët e tij, përderisa Indiana i shënoi 22 nga 24 pikët e fundit të shënuara në çerekun e tretë për ta kthyer kështu epërsinë kundër Wizards.

Thomas Bryant i shënoi 20 pikë për Wizards, që tani është shumë afër ta ketë të pamundur një vend në play-offs pas tre humbjeve radhazi që nga rinisja e sezonit. Në anën tjetër, Pacers i kanë fituar dy ndeshjet e tyre që nga rinisja. /Gazeta Express/