Kundërshtari i fundit e sfidon Tysonin me një rimeç - Gazeta Express
string(51) "kundershtari-i-fundit-e-sfidon-tysonin-me-nje-rimec"

Kundërshtari i fundit e sfidon Tysonin me një rimeç

Gazeta Express

04/08/2020 8:42

Boksieri i fundit që e mposhti Mike Tysonin dëshiron ta zhvillojë një rimeç me legjendën e boksit, i cili ka vendosur të kthehet në ring të boksit për disa meçe ekzibicioni.

54-vjeçari Mike Tyson do të takohet me legjendën tjetër të boksit, Roy Jones Jr, në një meç ekzibicioni në Los Angeles, më 12 shtator, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Tyson, 54-vjeçar, luftoi në ring për herë të fundit në mënyrë profesionale në vitin 2005, kur u mposht nga irlandezi Kevin McBride. Ajo ishte humbja e tij e gjashtë në 58 meçe në karrierë.

Përderisa disa boksierë aktualë e kanë paralajmëruar Tysonin se ai nuk mund të shtyhet me boksierët e tashëm dhe se është vjetruar, Kevin McBride dëshiron të kthehet edhe vetë ai për një rimeç.

“Le ta bëjmë këtë! Pa asnjë dyshim do të doja shumë ta zhvillonim edhe një meç sërish”, tha 47-vjeçari.

“Askush s’mund të përjashtojë asgjë në këtë botë sepse kështu e ka jetë. Do të ishte një meç eksploziv dhe jam i sigurt se Mike do të dëshironte të hakmerrej për humbjen e tij dhe unë do të doja shumë të kthehesha edhe një herë në ring me të”.

“Në fakt, të qenët në një ring me të ishte sikur një ëndërr e bërë realitet për mua. Unë e pata mundësinë edhe Muhammad Ali-n po atë natë sepse vajza e tij po zhvillonte meç gjithashtu atë natë, kështu që i takova dy legjenda brenda një dite”.

Kundërshtari i ardhshëm i Tysonit, bashkatdhetari i tij amerikan Jones, 51-vjeçar, nuk është futur në ring që prej se e rrahu Scott Sigmonin në shkurt të vitit 2018. /Gazeta Express/