MASH: Nga 15 gushti të gjitha librat e dëmtuar zëvendësohen me të reja - Gazeta Express
string(69) "mash-nga-15-gushti-te-gjitha-librat-e-demtuar-zevendesohen-me-te-reja"

MASH: Nga 15 gushti të gjitha librat e dëmtuar zëvendësohen me të reja

Gazeta Express

03/08/2020 13:59

Përveç vështirësive me mësimin online, nxënësit edhe këtë vit shkollor e përfunduan me mungesë të teksteve shkollore.  

Shpërndarja e librave u ndërpre për shkak të mbylljes së shkollave nga virusi korona. Shumë shkolla këtë vit shkollor e përmbyllën me rreth 90 % libra të dëmtuara, informon Koha.mk.

Lexo Edhe:

Shkollat tashmë kanë përpiluar listën e re për mungesën e librave për vitin shkollor 2020-21 dhe e kanë dorëzuar në Ministrinë e Arsimit. Ndërsa nga Ministria e Arsimit informojnë se të gjitha librat e dëmtuar do të zëvendësohen me të reja ndërsa shpërndarja e tyre planifikohet nga data 15 gusht.