Cristiano Ronaldo e ka hedhur poshtë çdo thashethem se mund të largohet nga Juventusi, duke e festuar titullin e dytë në Serie A me kërkesë për ta fituar edhe të tretin.
Ka pasur thashetheme se superylli portugez mund të kthehet në Real Madrid apo t’i bashkohet Paris Saint-Germainit gjatë verës, transmeton Gazeta Express
Thashethemet shkuan aq larg saqë u përfol se ai do t’i bashkohej Newcastle Unitedit nëse klubi anglez do të blihej nga sheikët arabë.
Por, Ronaldo mendjen e ka tashmë në fitimin e titullit të tretë personal me Juven në Itali.
“Jam i lumtur që i kam fituar dy titujt e fundit nga nëntë të Juventusit radhazi në Serie A. Duket e lehtë, por s’është. Me talent, përkushtim dhe punë të zellshme vit pas viti mund t’i arrish synimet dhe të përmirësohesh”, shkroi Ronaldo në Instagram.
“Hajde ta fitojmë të tretin timin”, shtoi ai. /Gazeta Express/
View this post on InstagramA post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano) on
Në një botë që vazhdon të përparojë me shpejtësi në fushën e teknologjisë, përdorimi i tabletëve ka marrë një...